Sponsor!

Hoteli më i bukur në botë? 1800 euro/nata



Të paguash 1800 euro vetëm për një natë, ndërsa je duke dëgjuar gjithë tingujt e kafshëve të savanës.Ky është çmimi i atij që është vlerësuar si hoteli më i bukur në botë në një renditje të fundit globale, publikuar nga revista “Travel + Leisure”.
Mësohet se ai gjendet në Tanzani të Afrikës dhe është një strehë e luksit, që përveç atmosferës unike dhe komfortit modern, ky hotel simpatik krenohet me një veçori shumë të veçantë: Ai u ofron klientëve të tij dhoma me pamje të pabesueshme nga kafshët e savanës që rrinë pranë lumit Grumeti.Zebrat, gazelat, elefantët dhe gjirafat janë, pra, një pjesë e panoramës speciale që rezervon hoteli “Singita Grumeti Reserves”, përveç një pamje të jashtëzakonshme.