Sponsor!

SI TE SHPETOJM NGA PIKAT E ZEZA RRETH HUNDES ?




Per nje fytyre te bukur dhe lekure te paster duhet shume perkujdesje. Per ata qe e kane ne menyre natyrale te tille eshte nje bekim. Por ka dhe persona te cilet kane problem te ndryshme, ku nje prej tyre jane dhe pikat e zeza te perqendruara kryesisht rreth hundes,mjekres. Produket kushtojne e madje mund te kerkojne nje kohe te gjate. Por mundesite jane te pafundme, ne do ju sjellim mundesite, ne kushtet e shtepise per te pergatitur maska te ndryshme te cilat largojne pikat e zeza duke i aplikuar per disa jave.
Pasta e dhembeve: Aplikoni pasten e dhembeve ne zonat ku keni pikat e zeza dhe lereni te veproj per 25 minuta.  Ju do te ndjeni nje djegie ndersa e aplikon pasten, por kjo eshte normale ne fillim me pas kalon. Pasi te shpelani fytyren do te vini re ndryshim, dmth ne siperfaqe pikat e zeza zhduken, por kujdes ato ndodhen ne brendesi, ndaj duhet ta aplikoni per dy jave reshte cdo dite.
Limon: Lani fytyren me uje te ngrohte fillimisht. Me pas shtrydhni lengun e limonit ne nje ene, i hidhni pak kripe, i perzieni mire. Apikoni kete perzierje tek pikat e zeza dhe e lini per rreth 20 minuta. Shpelaheni perseri me uje te ngrohte fytyren.
Kosi: Ne nje ene hedhim tre luge gjelle te plota me kos, dy luge gjelle me tershere. Shtoni nje luge caji me vaj ulliri dhe me limon dhe i miksoni te gjitha sebashku duke i perziere mire. E aplikojme ne fytyre dhe e leme per 6-7 minuta dhe me pas e shpelajme fytyren me uje te ftohte e te bollshem.
Domate: Domatet kane nje perberes natyral i cili i perthan menjehere pikat e zeza. Qeroni dhe e beni pure nje domate te vogel, aplikojeni domaten ne pikat e zeza perpara se te shkoni te flini. Lereni domaten ne fytyre nderkohe qe ju relaksoheni dhe flini gjume dhe shpelaheni me uje te ngrohte diten tjeter ne mengjes.
Orizi: Hedhim orizin ne qumesht dhe e leme per 5 ore, me pas e kalojme ne mikser dhe e apilokojme ne fytyre si skrab. E shpelajme mire fytyren pas 25 minutave.
Patate: Pataten e gjalle e qerojme dhe me te ferkojme pjeset dhe zonat ku kemi pika te zeza. E leme per 15 minuta kete mase pasi kemi ferkuar pikat dhe e shpelajme.
Gjethet e majdanozit: Disa gjethe majdanozi dhe pak pluhur shafran te indise i miksojme me uje derisa te krijohet nje mase. Me pas e aplikojme kete ne fytyre ne zonat e acaruara ne formen e maskes. Per te pasur efekt e perdorim cdo dite per dy jave.
Pluhuri i sodes: Shkrijme pak pluhur sode ne nje gote me uje dhe e aplikojme kete ne fytyre e leme per 15 minuta dhe me pas e lajme me uje te ngrohte per ta pastruar.