Sponsor!

10 Arsye më shumë për të bërë se ks..!




Ndoshta ju duket pa kuptim ky titull… Çfarë, duhet të kemi 10 arsye për të bërë seks?
Por nuk është tamam kështu, pasi ka disa gjëra që ndoshta nuk i dini dhe që mund t’ju motivojnë për t’u “stërvitur” akoma më shumë në këtë lloj sporti!
1. Seksi i bën mirë zemrës dhe ndihmon në qarkullimin e rregullt të gjakut. Gjatë orës së kontaktit, të rrahurat e pulsit rriten nga 70 në 150 në minutë dhe kjo është një stërvitje mjaft e mirë për muskujt kardiakë. Me tre kontakte në javë, përgjysmohet rreziku i atakut kardiak.
2. Gjendja shpirtërore dhe emocionale ka lidhje të drejtpërdrejtë me jetën seksuale. Njerëzit që (jo me dëshirën e tyre) nuk kanë një partner, shfaqin shpesh ndjenja depresive, por edhe inat, pasiguri, indinjatë, etj. seksi çliron endorfinën (substancë që dhuron një ndjesi eufore) dhe lufton ndjenjat negative.
3. Seksi zvogëlon stresin.
4. Seksi lufton kancerin. Studimet kanë treguar se meshkujt që kryejnë marrëdhënie seksuale 13-20 herë në muaj, kanë 14% mundësi më të zvogëluara që t’u shfaqet kanceri i prostatës, ndërsa për ata që kryejnë mbi 21 herë, përqindja shkon në 33%.
5. Seksi, nëse kryhet në mënyrë sistematike, të zgjat jetën. Sipas studimeve, orgazmat më të shpeshta (rreth 100 në vit) mund të ta shtojnë jetën 8 vjet më shumë!
6. Djersa gjatë aktit seksual pastron poret e lëkurës dhe ndihmon për të pasur një lëkurë më të butë.
7. Seksi forcon muskujt e kofshëve, të pasmeve, barkut, gjoksit dhe duarve.
8. Seksi lehtëson dhimbjen 10 herë më shumë sesa një ilaç qetësues, pasi çliron endorfinën, substancë që zbut dhimbjen.
9. Puthjet e nxehta nxisin sekrecionet e pështymës, që pastron dhëmbët dhe zvogëlon aciditetin në gojë, që është arsyeja kryesore e frymëmarrjes së keqe dhe prishjes së dhëmbëve.
10. Seksi ndihmon për të humbur peshë, pasi brenda 20 minutave digjen 200 kalori.