Sponsor!

Polici lutet para vrasjes: Mos më qëllo më të lutem (VIDEO)


Një oficer policie u vra vjet në Arkansas, SHBA, ndërsa një video e publikuar dje nga policia tregon se si ai i lutet vrasësit të mos e qëllojë më.Video tregon se sa shpejt precipitojnë gjërat gjatë një ndalimi rutine në trafik. Pamjet janë filmuar nga makina e policit të ndjerë, Jonathan Schmidt.Jerry Lard, që ishte pasagjer në sedijen e pasme të makinës së ndalur, është dënuar me vdekje për vrasjen e policit Schmidt.Video është publikuar nga policia si pjesë e një leksioni se si duhet të veprojnë kur ndalojnë makinat.Në video shihet polici i ndjerë duke pyetur shoferin e makinës së ndaluar. Por kur oficeri i policisë hap derën e pasme, Jerry Lard del prej aty duke qëlluar direkt në fytyrën e policit.“Çfarë gjete k…,” dëgjohet Lard duke thënë, ndërkohë që polici i lutet të mos e qëllojë më.