Sponsor!

Tatuazhi i Berishës, tani edhe Edi Rama..

Pas publikimit të historisë së Julit, 33- vjeçarit që vendosi të bëjë tatuazh në krahun e zemrës politikanin e tij të preferuar, të tjera kërkesa janë bërë pranë studios që e realizoi të parin. Olsi duket se ka patur një “boom” kërkesash, ku përveç kryeministrit në ikje, tani po kërkohen edhe politikanë të tjerë. Ashtu siç tregon Olsi, tatuazhisti i Sali Berishës, tani po kërkohet Edi Rama, ndërsa së bashku me të edhe ish-diktatori Enver Hoxha.